Wednesday, October 29, 2014

Petulla Komadre

Perberesit:
1/2 kg miell
1/4 kg patate te ziera
2 veze
1 maja birre
1/2 gote qumesht
50 gr gjalpe
5 lige sheqer
lekura e grire e nje limoni
pak kripe


Pergatitja:
Ne nje tas shtypim mire patatet, njelloj si per pure. Shtojme edhe te gjithe perberesit e tjere dhe krijojme nje brume si per byrek. Hapim nje pete me trashesi 0.5 cm dhe me ane te 2 gotave nje te madhe dhe nje te vogel bejme komardaret.

I vendosim mbi copa letre furre, te vecanta per cdo petull dhe i leme te fryhen.

I skuqim me vaj te bollshem, me gjithe leter qe te mos humbasin formen. Letra shkeputet menjehere ne vaj dhe e eleminojme.

Pasi i heqim nga tigani i vendosim mbi kartepeceta per te thithur vajin, dhe sa jane akoma te nxehta i kalojme ne sheqer normal.

Sipas deshires mund ti lyejme me mjalte, cokollate, etj..

No comments:

Post a Comment