Saturday, November 7, 2015

Embelsire shume e shijshme me kokos dhe çokollate (Foto hap pas hapi)


Nje recete teper e shijshme dhe e lehte per t'u bere. Pergatiteni ate sepse nuk do te zhgenjeheni!

Perberesit:
• 443ml çokollate
• tre qese kokos
• qumesht Hopla

Pergatitja:

1. Ne nje tas mesatar, perziejme kokosin dhe qumeshtin Hopla duke krijuar nje perberje te trashe dhe ngjitese.



2. Me duar, i japim mases forme drejtkendeshi dhe ushtrojme force ne menyre qe te ruajme formen. Pasi formojme tre-kater drejtkendesha, lajme duart, por nuk i thajme plotesisht. Kjo sherben qe masa te mos na ngjitet ne duar.



3. I vendosim drejtkendeshat ne nje leter pergamene dhe i futim ne frigorifer per 20 minuta. Duhet ta zbatojme kete pjese te procesit te punes, perndryshe kur te hedhim shtresen e çokollates, ajo nuk do te qendroje si duhet.



4.  Nderkohe presim çokollaten ne copa. Vendosim ne nje ene dy te tretat e saj dhe i shkrijme ne mikrovale per 30 sekonda. Perseritim te njejten gje me pjesen e mbetur te çokollates.



5. Heqim masen nga frigoriferi. Marrim dy pirune. Me njerin heqim shtresat drejtkendore nga çokollata, ndersa me pirunin tjeter, heqim çokollaten e tepert dhe i vendosim ne nje leter.


  
Embelsiren e leme derisa çokollata te forcohet dhe pastaj e sherbejme. Ju befte mire!


No comments:

Post a Comment