Perberersit:
600 gr mish i bluar
2 lug miell
Kripë,vegetë,spec i kuq i shtypur(sipas shijes tuaj)
Vaj
4 vezë te ziera
2 qepë
Patate
200 ml krem (hopla)
Pergatitja:
Ne nje ene te thelle e hedhim mishin e bluar,nje qepe te
grire imet, miellin, kripen, vegeten, specin e kuq (sipas shijes suaj).
Keta perberes i perziejm mir deri sa te fitojme nje mase
homogjene.
Marrim nje folie te aluminit dhe masen e pergaditur e
shtrijme mire mbi folie, i vendosim kater vezet e ziera dhe e rrutullojm ne
forme te rollates. Rollata vendoset ne tepsi te lyer me vaj, dhe i heqim
folien.
Qepen tjeter e presim ne rrathe dhe e vendosim ne tepsi
anash rollates,gjithashtu dhe patatet e prera i vendosim mbi qepe.
Ne fund tepsia mbulohet me folie dhe e vendosim ne furre ne
220'C per rreth 30 min.
Pas 30 min. E heqim folien dhe i shtojm kremin dhe e kthejm
prap ne furr derisa te marr ngjyre te artë. Ju befte mirë.
No comments:
Post a Comment