Perberesit:
500 g mish te grire
1 qepe
1 gote uji oriz te zier
2 thelpinj hudher
1 veze
2-3 luge miell misri ose galete
krip, piper i kuq dhe i zi
Per salcen:
250 ml ajke kosi
3 veze
150 g djathe te forte ose ndonje lloj tjeter
djathi te forte apo edhe kaçkavall
Pergatitja:
Fillimisht ziejme orizin ne uje ku kemi hedhur
me pare kripe dhe e lejme me pas te ftohet. Qepen e skuqim dhe e perziejme me
mishin e grire, hudhren, orizin e zier.
Perziejme mire dhe me dore formojme
toptha. Deri sa t`i formojme topthat, ne tiganin te cilin e kemi vene ne zjarr
hedhim 2 litra uje qe te vlojne.
Pasi te vloje uji i shtojme topthat ne ujin qe
vlon dhe i ziejme rreth 10-15 minuta. Me pas i heqim nga uji.
I radhitim ne nje
tave dhe siper i hedhim perzierjen prej ajke, vezeve dhe djathit. I pjekim ne
furre rreth 20 minuta ne temperature 220o C.
No comments:
Post a Comment