Perberesit per 6 persona:
200 gr Pete Byreku
500 gr Spinaq
200 gr djathe
1 kokerr Qepe
2 Veze
Kripe,Piper,Vaj.
Pergatitja:
Ne fillim grime qepen imet dhe e hedhim ne nje
tigan per ta skuqur.Pasi kemi pastruar spinaqin dhe e kemi grire e hedhim ne
tiganin ku skuqem qepen pak me pare i shtojme edhe pak kripe dhe piper ( sipas
preferencave )dhe i leme te skuqet per 10 minuta .
Me pas e heqim tiganin nga
zjarri me perzierjen dhe e leme te ftohet.Pasi te na jete ftohur perzierja e
spinaqit me qepe i vendosim ne nje tas dhe i shtojme djathin e thermuar se
bashku me vezet e rrahura dhe i perziejme te gjitha bashke.Ne nje ene pjekjeje
e lyejme me vaj dhe vendosim gjysmen e peteve te byrekut duke i sperkatur
secilen me pak vaj me qellim qe te piqen sa me te shkrifta dhe te buta.
Me pas i
shtojme perzierjen e spinaqit me djathe qe pregatitem pak me perpara dhe e
mbulojme me pjesen tjeter te peteve te byrekut qe na kane ngelur pa perdorur ku
perseri çdo pete byreku e sperkatim me pak vaj.
Me nje thike te mprehte heqim
pjesen e tepert te petave qe jane jashte enes me qellim qe anet e byrekut mos
te behen shume te trasha.E sperkatim edhe pjesen e siperme te petave me pak vaj
dhe e sheshojme pak qe siperfaqia te jete e njetrajteshme.Me pas e fusim
byrekun ne furre qe te piqet ne temperaturen 180°C per 40 minuta.
Mbas 40
minutave e nxjerrim byrekun nga furra dhe e leme te ftohet.Tashme byreku juaj
eshte gati per tu sherbyer.
Ju befte mire!
No comments:
Post a Comment