Bakllava eshte njera nga embelsirat tradicionale te kuzhines kosovare. Ndonese bakllava ka prejardhje turke, pergatitja e saj eshte nje trashegimi e vogel qe percjellet prej gjenerates ne gjenerate edhe tek ne.
Ne kemi zgjedhur kete recete per t'ua prezantuar per vit te ri.
Ne kemi zgjedhur kete recete per t'ua prezantuar per vit te ri.
Perberesit (per tepsi me diameter 40 cm)
5 ve – 1 e plote dhe 4 te kuqte
1 gote vaj
1 gote qumesht
1 luge te mesme sheqer
1 maje thike kripe
Rreth 500 gr miell
Rreth 400 gr arra te qeruara e te
coptuara
200 – 300 gr. gjalpe
Sherbeti
2 kavanoza te medha me sheqer rreth
1.2 kg
2 kavanoza te medha me uje
Pregatitja
Ka disa menyra te behet bakllava, ne formen e renditjes
se peteve apo edhe te permbajtjes.
Per te pergatitur bakllaven, se pari duhet ta
pergatisni brumin. Brumi eshte i perbere nga vezet, vaji, qumeshti dhe mielli.
Kjo perzierje lihet e mbuluar me pecete kuzhine per 1-2 ore.
Pastaj ky brum merret dhe ndahet ne 50 kuleçe,
te vegjel (sa e kuqja e vese).
Merren nga 10 kuleçe dhe tehollohen nje nga
nje me nisheste . Pastaj merren qe te 10 kuleçet dhe ne ndermjet iu vihet nga
pak nisheste. Te gjitha se bashku tehollohen sa tepsia. Kete veprim e
perseritni pra 5 here, derisa t’i radhitni keshtu 50 kuleçet e bere. Dy nga
petet e teholluara shtrihen ne tepsi,vihen arrat e coptuara dhe sipri vihen tri
petet tjera. Pasi qe te vihen te gjitha petet, bakllava prehet ne copeza te
pjerreta. Pasi qe te pritet bakllava ngadale ja vini persiperi gjalpen e
shkrire.
Futeni ne furre te ngrohte dhe e piqni per 2-3
ore ne 150 C.
Sherbeti
Te vlohet uji rreth 30 minuta deri sa te
trashet sherbeti. Bakllava duhet te jete e ftohte kur pervlohet me sherbetin e
nxehte. Perfundimisht e lini te ftohet per tu servuar.
No comments:
Post a Comment