Perberesit ( per 8 Krepa ):
2 kokrra Veze
200 gr Miell
25 gr Gjalp
70 gr Sheqer
200 ml Qumesht
1 luge gjelle leng Limoni
250 gr Boronice
1 maje luge Kripe
Pregatitja:
Fillimisht hedhim ne nje ene vezet dhe i
perziejme.Me pas i bashkojme miellin, sheqerin, lengun e limonit dhe qumeshtin
duke vazhduar ti perziejme me shume kujdes qe mielli mos te krijoje topa te
vegjel dhe e gjithe perzierja te behet homogjene.Se fundmi i bashkojme edhe
gjalpin e shkrire duke vazhduar ti perziejme edhe per pak minuta.Me pas e
mbulojme enen qe kemi perzierjen me nje kapak dhe e leme per 30 minuta.Pas 30
minutash ne enen me perzierjen e krepave i shtojme edhe boronicat qe ne kemi.Me
pas veme tiganin ne zjarr dhe kur te jete nxehur e lyejme me gjalp dhe fillojme
te hedhim perzierjen ne tigan per te bere krepat tone nje e nga nje .Duhet te
kemi parasysh qe krepat duhet te kthehen nga te dyja anet per tu skuqur ne
tigan.Pasi ta kemi skuqur te gjithe perzierjen e krepave me boronice i vendosim
ne nje pjate dhe perpara se ti servirim mund ti sperkasim me mjalte,karamel,
ose ndonje recel tjeter sipas preference tuaja qe te shkoje edhe me shijen e
boronices. Tani cdo gje eshte gati per tu sherbyer.
Ju befte mire
No comments:
Post a Comment