Monday, December 1, 2014

Panna Cotta me karamel

Perberesit:
500 ml Pana per embelsira,
150 ml Qumesht,
125 gr Sheqer,
8 gr Xhelatine peshu,
1 luge vanilje,
150 gr Karamel.

Koha e gatimit 15 minuta. ( Keto permesa jane per 4 persona )

Pergatitja:

Ne fillim zbusin xhelatinen ne nje ene me uje te ftohte per 15 minuta, me pas ne nje tigan hedhim panen, qumeshtin, shqerin,vanilien dhe i vendosim te ngrohen me temperature te ulet dhe i perziejme nderkohe qe ngrohet per 15 minuta me pas i shtojme xhelatinen qe tashme eshte zbutur dhe vazhdojme ta perziejme edhe per pak.

Marrim te gjithe perzierjen qe e pregatitem e hedhim ne 4 gota te vogla embelsirash dhe e vendosim ne frigorifer per 6 ore.Mbas 6 oresh nxjerrim Panna Cotten nga frigoroferi dhe i vendosim ne pjata embelsirash duke i hedhur nga siper karamel.

Tashme çdo gje eshte gati. Ju befte mire!

No comments:

Post a Comment