Sallate nga Nica,
France per te provuar sallaten me te famshme franceze, sallaten Nicose.
Eshte nje nga sallatat
me permbajtesore, sepse ka ne te nje mori perberesish: patate, bishtaja, peshk
tuna, sardele acuga, veze te ziera, ullinje, kaper, sallate jeshile, qepe,
domate…
Procedura e gatimit te
kesaj sallate eshte si ne vijim:
Fillimisht zihen (te
ndara) patatet, bishtajat dhe vezet.
Kujdes, patatet nuk duhen zier teper sepse do te shkaperderdhen ne pjate
pastaj, gjithashtu bishtajat nuk kerkojne zierje te gjate!
Ne nje kavanoz te vogel
behet bashke salca vinaigrette:
Shtypim nje thelb hudher,
i shtojme dy luge uthull dhe lengun e nje limoni, perzihet mire, pastaj i
shtojme edhe nje luge gjelle mustarde, pak krip dhe piper te zi, si dhe 3 luge
gjelle vaj ulliri.
Mbyllim kavanozin dhe
e tundim perzierjen derisa te fitohet mase homogjene, kremoze si kjo ketu:
Me kete salce sperkasim
te gjithe perberesit teksa i vendosim ne pjate (per te mos pasur nevoje ta perziejm
sallaten, duke e ruajtur keshtu integritetin vizual :p )
Fillimisht me salcen behen
bashke patatet me qepet, pastaj fletet e sallates jeshile, dhe keshtu te gjithe
elementet me radhe. Teorikisht bishtajat jane te fundit qe duhet te marrin salcen,
kjo per te mos e prishur klorofilin me acidin e salces (i.e. per ta ruajtur
ngjyren).
Por secili ka radhen e
vete te veprimeve, keshtu qe beni si t’ju vije me lehte.
No comments:
Post a Comment