Buka eshte nje nga gatimet me te vjetra ne
kuzhinen tone dhe ne pergjithesi.
Buka e pergatitur sipas recetave
tradicionale, pa aditiv dhe pa ngjyra eshte baze e ushqimit te shendetshem.
Perberesit:
1kg miell
0.5 L uje
1 luge gjelle kripe
1luge gjelle sheqer
1 luge gjelle tharme buke
Pergatitja:
Tharmin, sheqerin, pak kripe dhe dy luge miell
i perzijme ne nje gote me uje te vaket dhe e leme ne vend te ngrohte qe te
vije. Pastaj e perzijme me uje, kripe dhe miell dhe ashtu e zeme brumin e bukes
te cilin e leme te mbuluar me picete kuzhine afer nje ore. Brumin e ardhur e
ngjeshim me miell dhe e shtrijme ne tepsi ose e ndajme ne 7-8 kuleqe te cilet i
ngjeshim nje nga nje dhe i reshtojme ne tepsi te lyer me yndyre. Kuleqte e bukes
piqen afer 50 min ne 200C.
No comments:
Post a Comment