Tuesday, January 20, 2015

Keksa / Kollaqe


Perberesit:
4 filxhana vaj
2 uje
Miell deri sa te behet brumi i shkrire, jo i forte shume
1 pecive (pluhur pjekje)
1 sheqer vanille
Reçel vishnje
Sheqer pluhur

Pergatitja:

Me nje ene vendosim vajin edhe ujin i perzijme bashke pastaj miellin nga pak, peciven edhe sheqer vanillen, deri sa te behet brumi jo shume i forte.

Hapim brumin me t'holluese deri sa te behet pete jo shume e holle dhe ndajme me gote format rrumbullake. Ne mes vendosim reçelin dhe e mbyllim si ne forme guace.

I vendosim me nje ene me leter kuzhine perfundi dhe i pjekim ne 180grade. Pasi te piqen i pluhurosim nje nga nje mire me sheqer pluhur. Serviren te ftohta.

No comments:

Post a Comment