Biskota Bufi |
Kohezgjatja e pergatitjes: 1 ore
Perberesit:
Per biskotat:
125g gjalpe pak te kriposur, te zbutur
125g sheqer pluhur
1 ve, e tundur pak
1 luge gjelle ekstrakt te vanilles
250g miell
Per dekorim:
100g qese me bajame te tera/plota
100g qese me bajame pete-pete, te pjekura
126g qese me butona te medhenje nga çokollata e bardhe
20g qese me butona te madhesise normale nga çokollata e bardhe
50g chocolate chips te zeze
Sheqer pluhur
Fije, lidhese per te i varur biskotat
Pergatitja:
1. Temperatura e furres duhet te jete 190C/170C.
Gjalpin dhe sheqerin e perziejme duke hedhur vezen dhe ekstraktin e vanilles gradualisht.
Miellin e shtojme duke e perzier brumin e biskotave. Perzierja vazhdon deri sa te fitojme nje mase te bute.
Vendosim brumin ne nje siperfaqe te miellosur dhe e ngjeshim butesisht.
E mbulojme ose e mbeshtjellim brumin me folie te plastikes dhe e lejme ashtu per se paku 2 ore.
2. Pastaj e tehollojme brumin ne nje siperfaqe te miellosur deri sa arrin trashesine 0.5 cm.
I prejme biskotat ne forma ovale - madhesia vendoset sipas deshires.
3. Biskotat i vendosim ne nje tepsi me nje leter pjekese.
Te gjitha biskotat duhet te kene madhesi te njejte, dhe keshtu i vendosim ne nje tepsi se bashku.
Vendosim bajamet e plota ne brumin e biskotave per te krijuar vetullat dhe hunden.
Nese do perdorni dekorime per bredhin, e perdorim fundin e nje brushe per ta formuar nje grope afer majes se biskotes.
I pjekim ne furre per 8-15 minuta, varesisht nga madhesia e biskotave, deri sa marrin nje ngjyre te arte.
Pasi i largojme nga furra, i lejme biskotat ne letren per pjekje per tu ftohur.
4. Per te dekoruar, i ruajme disa butona te bardhe te çokollates qe te kemi mjaftushem butona per syte e bufave - duhet te perdorim butona gjigant ose butona ne forme mesatare (varet nga madhesia e biskotave) -
sa me te mdhenje qe mund ti beni syte, eshte me mire per ti bere syte e bufit te duken sa me reale.
Butonat te cilat mbesin i vendosim ne nje ene te thelle dhe i lejme te shkrihen mbi uje qe eshte duke vluar.
5. Perdorim nje brushe me nje maje te vogel per ti pikturuar dhe dekoruar biskotat.
I vendosim butonat e bardhe me brushe, pastaj i vendosim çokollatat me ngjyre te zeze mbi te bardhat.
Çokollaten e bardhe te shkrire e perdorim si ngjites.
E lyjme mesin e bufit me çokollate te bardhe dhe i vendosim bajamet pete-pete mbi çokollate. duke i ndrydhur ngapak.
6. Nese ju duket qe bajamet e vetulles dhe hundes jane liruar, mund ta perdorni çokollaten e shkrire per ti kapur me mire.
I lejme biskotat te terren.
7. I lidhim me nje varese dekoruese dhe i vendosim ne bredh, por para se te lidhen ne bredh i hedhim mbi pak sheqer pluhur.
No comments:
Post a Comment