Monday, October 27, 2014

Llokum shtepie


Perberesit:
1 gote e ujit sheqer,
1 gote e çajit miell,
2 luge te supes ermik (grize),
3 gota te ujit qumesht,
1 sheqer vanille.
Per persiper: kokos deri 200 gr.

Pergatitja:

Se pari ne tenxhere hedhim qumeshtin e ftohte, sheqerin, grizen, miellin, sheqer vanillen dhe e veme ne zjarr ne temperature mesatare. Perziejme vazhdimisht me tel kuzhine derisa te trashet.
Kur masa te jete e gatshme, e hedhim ne nje tepsi dhe e leme te ftohet per 3-4 ore.
Pastaj, marrim taven, e kthejme permbys, dhe i presim katrorka te vegjel. Krejt ne fund, i lyejme me kokos.

No comments:

Post a Comment