Wednesday, October 29, 2014

Trofte me Vere


Perberesit:
majdanoz te grire 3 tufa
mende e njome,3 tufa
piper i zi
kripe
2 kokrra limon
vere e kuqe

Gatimi:

Ndahen troftat ne fileta, seciles i hidhet kripe, piper, dhe shtrohen ne tave, ju hidhet lengu i limonit, hudhra te grira, dhe majdanozi e mendra e grire imet. 

Ju hidhet vere e kuqe sa te mbulohet peshku, mbyllet tava me kapak dhe futet me u pjek.

Veren e kuqe e pin peshku, ju mund te pini vere te bardhe, nje sallate dhe lepini gishtat! Ju befte mire!

No comments:

Post a Comment