Perberesit:
2-4 peshq,
2-domate,
4-thelba hudhra,
1-limon,
gjethe dafine,
kripe dhe piper.
Pergatitja:
Marrim peshqit qe i kemi pastruar me pare.
I veme ne tepsi ku kemi hedhur pak vaj,i kriposim pak (jo shum kripe), i cajme pak nga te dyja anet e kurrizit dhe fusim nga nje thelb hudhur.
Brenda ne barkun e peshkut vejme nga nje gjethe dafine,feta domateje,limoni dhe pak hudhra.
Nga siper i lyejme pak me vaj, u veme feta domateje ,limoni dhe i hedhim pak piper.
I shtojme dhe nje filxhan uje e mbulojme me leter alumi dhe e pjekim ne furre ne 200 gr,rreth 50-60min.
Para se ta nxjerrim nga furra heqim letren e alumit qe te mari pak ngjyre. Ju befte mire.
No comments:
Post a Comment