Byrek
|
- 4 Qepe
- Kripe
- 500 g mish viçi te bluar
- Uje
- Vegete
- (Perafersisht) 1 kg Miell
- Vaj
- 250 g pavllak
- Qumesht
Pergatitja:
Mishi:
Mishi fergohet ne tigan. Nderkohe grrihen qepet dhe sapo mishi merr ngjyren e duhur ia shtojme qepet. Perfundimisht ia shtojme mishit ca kripe dhe vegete sipas deshires. (Nese keni deshire mund ti shtoni mishit edhe biber te zi ose te kuq – lirisht eksperimentoni).
Pergatitja e Mishit |
Per ta bere brumin duhet nje ene e thelle. Enen e mbushim me 2 gota uje te vaket, 1 luge gjelle kripe dhe pak miell. Brumi perzihet me nje luge gjelle duke i shtuar ca miell here pas here. Kur brumi te kete marre masen e duhur dhe nuk te kapet me ne duar, e ndajme brumin ne 4-5 copa dhe e ngjeshim duke i dhene formen e sferes. Pastaj i mbulojme me palloma pak te lagura me uje, sa per mos tu terrur brumi.
Maza:
Pavllaku hedhet ne nje ene te thelle, i shtohet ca qumesht dhe vaj per ta teholluar. Duhet ta merr nje mase jo shume te holle por as shume te trashe. Thjesht, e mjaftueshme per te i lyer petet me te.
Perfundimi:
Nje tepsi ne forme rrumbullake lyhet me maze.
Copat i tehollojme duke i shtuar miell here pas here derisa behen pete. Pastaj i prejme petet ne mes dhe i lyjme me maze. Ne anen e rrumbullaket te petes e vendosim mishin. E mbeshtjellim mishin me pete dhe e vendosim ne tepsi ne forme rrumbullake. Veprojme njesoj derisa eshte mbushur tepsia.
Pjesë nga përfundimi i pergatitjes
|
TIP: Bureku mund te behet edhe me djath, spanaq apo kungull.
TIP: Para se ta fusni burekun ne shporet do ishte ide e mire ta preni ne 8 copa ne form trekendshi.
Servimi:
Servohet me sallate shqiptare tradicionale qe permban vetem qepe, domate, vaj, uthull dhe kripe (eventualisht mund ti shtoni laker) ose me perime ne turshi. Servohet edhe me kos.
No comments:
Post a Comment