Wednesday, October 29, 2014

Fileto peshku te skuqura me veze

Perberesit:
Fileto nga 1 per person,
limon nje kokerr mesatare,
kripe, piper,
majdanoz 1 tufez, flete dafine 2 deri 3 gjethe,
vaj ulliri 2 deri 3 luge gjelle,
2 kokrra veze,
1filxhan qumesht ose uje,
vaj per skuqje 2 deri 3 filxhan kafeje,
garniture sipas deshires

Pergatitja:

Fileta e pastruar nga halat e lekura pritet ne copa racioni qe te marinohen ne nje ene porcelani me leng limoni, flete dafine,vaj ulliri, nje tufe majdanozi, piper te zi dhe lihen ne frigorifer per 1-2 ore.

Vezet rrihen me qumesht ose uje dhe u hidhet kripe. Filetot kullohen nga marinada, u hidhet kripe, lyhen me miellin kalohen ne veze dhe skuqen ne vaj te nxehte.


Sherbehet me feta limoni e patate te skuqura.

No comments:

Post a Comment