Saturday, October 25, 2014

Rosto viçi (Chateaux brillant)


Filetoja e nje viçi te ri (pas nje marinimi elementar) gatuhet ne avullin e vet. Ndryshe e thene, e vendosur mbi nje skare, futet ne nje tenxhere me nje shtrese lengu mishi qe nuk e arrin lartesine e skares. I nevojiten vetem 15 minuta.




Pjata kompozohet thjesht: Filetoja vendoset ne qender; rrethohet me pure patatesh te pergatitur me qumesht, gjalpe dhe te verdhen e nje veze. Perzihet me pak spinaq.

Kurorezohet me nje shtese me bajame dhe lajthi te grira te skuqura ne gjalpe. Dekorohet me stika pishe dhe me kremin e pergatitur me leng mishi (nje cope mishi ne temperaturen e ambientit zihet ne 62 grade. Lengu i perqendruar behet krem me pak miell te kaverdisur ne gjalpe).

Kremi ia pasuron shijen pjates

No comments:

Post a Comment