Tuesday, October 28, 2014

Sallate Greke me Patate


Perbersit: (per 4 deri ne 6 porcione)
Per salcen e sallates:
2 luge gjelle leng limoni
1 luge gjelle rigon te fresket, ose edhe te thare
½ luge çaji kripe
½ luge çaji piper i zi
¼ gote vaj i paster ulliri

Per Sallaten:
1 kg patate, te prera ne copeza rreth 1 centimetershe
Kripe
½ gote ullinj te zi (pa fara)
1  ½ gote domate te prera
50 gram djath te bardhe

Pergatitja:

Per pergatitjen e salces: perzieni ne nje ene te vogel lengun e limonit, rigonin, kripen dhe piperin. Pastaj shtoni ngadale vajin e ullirit duke e perzier vazhdimisht.
Per pergatitjen e sallates: vendosni patatet ne nje tigan te mbushur me uje te kriposur. Vloni ujin ne temprerature te larte dhe zieni derisa patatet te zbuten. Kulloni dhe shperlani me uje te ftohte.
Transferoni patatet ne nje ene servimi. Shtoni ullinjte, domatet dhe djathin e bardhe, si dhe salcen. Perzieni butesisht dhe servoni.

No comments:

Post a Comment