Friday, October 24, 2014

Sallate mesdhetare me makarona


Perberesit (per 4 persona):
• 200gr makarona
• 15 gjethe borzilok
• 15 kokrra ullinj te zinj pa berthame
• 150gr mocerala
• 100gr peshk ton nen vaj ulliri
• 250gr domate qershize
• kripe

Pergatitja:


Ziejme makaronat ne nje tenxhere me uje te kripur dhe i kullojme ne momentin qe jane al-dente (pak te forta).

Ne nje tas te madh dhe te thelle hedhim makaronat, shtojme peshkun ton bashke me vajin e tij, (nese eshte vaj ulliri i virgjer, ne rast te kundert i heqim vajin dhe shtojme 2-3 luge vaj ulliri) i perziejme mire dhe i leme te ftohen.

Lajme dhe presim ne kater pjese domatet qershize, ndajme ne copa te vogla mocarelen e ullinjt e zinj, coptojme me dore borzilokun dhe te gjitha ia hedhim tasit me makarona dhe ton. E perziejme mire te gjithe perberjen duke e rregulluar me kripe dhe piper (nese ju pelqen) dhe e leme te pushoje ne frigorifere per te pakten 1 ore. 
Me pas e servirim ne pjata te zbukuruara me gjethe borziloku.

*Shenim: Nese vendosni ta konsumoni sallaten mesdhetare edhe pas disa ditesh, kujtohuni t’i shtoni domatet vetem ne momentin e konsumit, sepse duke leshuar aciditetin e tyre makaronat do te marrin nje shije te tharte.

No comments:

Post a Comment