Wednesday, October 22, 2014

Pallaqinka / Palepete

Pallaqinka/Palëpeta - Receta
Kohezgjatja e pergatitjes: 1 ore

Perberesit (15-20 pallaqinka):
1/2 liter qumesht
1 gote uje
1 paqete pluhur pjekje
4 luge çaji pluhur te vanilles
1 luge caji kripe
2 luge caji kanell (cimet)
2 banane
2 ve
Miell sipas deshires

Pergatitja:



Te gjithe perberesit i hedhim ne nje ene te thelle dhe i perziejme, perveç bananeve – ato i lejme per ne fund. Mielli shtohet here pas here dhe pak nga pak, derisa brumi e merr trashesine qe deshironi.

Pasi qe brumi merr masen e duhur, ndrydhen bananet dhe futen ne brum. Perseri perzihet brumi per ca minuta.

Se fundmi i pjekim pallaqinkat ne nje tigan ne forme mesatare (mund te perdorni ose margarine ose vaj). Varet nga madhesia e tiganit por mund ti pergadisim rreth 15-20 pallaqinka.

Servimi: Mund te servohet me nutella, grrisha te dredhezes dhe leng te portokallit.

No comments:

Post a Comment