Friday, October 31, 2014

Embelsire me leng vishnje


Perberesit:
1 liter qumesht
4 puding vanile
12 luge shehqer
6 veze (te bardhat)
6 luge sheqer
1 liter leng vishnje
4 luge nisheste
1 pako pllazma te bluar

Pergatitja:

Qumshtin e veme te vloje, dhe ne nje en tjeter ndajme pak nga qumshti dhe e tretim pundingun dhe sheqerin.

Kur qumeshti vlon, shtojme perzierjen e pudingut dhe e perziejme deri sa te trashet masa.

Ne nje ene tjeter shtojm te bardhat e vezeve dhe 6 luge sheqer, dhe perziejme deri sa te me formen e duhur.

Pastaj dy masat i perziejm me mikser ne nje ene.

Veme lengun e vishnjes te vloje, me nje gote ndajme pak leng, dhe shtojme 4 lug nisheste, dhe kur te vloje lengu ia shtojm nishesten e tretur dhe perziejm deri sa te trashet lengu.

Ne nje tepsi katrore derdhim pllazma te bluar deri sa ta mbuloj qe te mos duket xhami i tepsise dhe derdhim perzierjen e par pastaj lengun e vishnjes dhe e lem te ftohet. Ju befte mire...

No comments:

Post a Comment