Gjelle me oriz me perime të fërguara
|
Perberesit (1-2 persona):
1 karrote
½ qepe
¼ spece te kuq
Brokoli
2 luge gjelle mjalte
Sos soya
1 gote oriz
½ luge gjelle biber i kuq
Vegete
Vaj
2 gota Uje
Pergatitja:
2 gota uje i hedhim ne nje ene te thelle, per ti vluar. Pastaj hedhim 1 gote oriz dhe i shtojme pak vaj e ½ luge gjelle vegete. E mbulojme orizin dhe e leme te vlohet ne nje temperature mesatare deri ne 10 min.
Te gjitha perimet i prejme dhe i vendosim ne nje tigan per ti ferguar ne vaj. Pastaj ua shtojme perimeve ca sos soy (sipas deshires pasi eshte i njelmet), ½ luge gjelle biber i kuqdhe 2 luge gjelle mjalte. Ne rast se ka dalur sosi shume i njelmet, mund ti shtojme edhe pak mjalte ose uje.
Orizin e vendosim ne nje pjate dhe i hedhim perimet mbi te.
TIP: Mund te inspiroheni dhe te inkludoni edhe perime tjera ne kete recete. Kreativiteti s'ka limit.
Servimi:
Servohet me ndonje sallate (psh. Sallate cezari) dhe me nje gote uje lemoni.
Ju befte mire.
No comments:
Post a Comment