Wednesday, October 22, 2014

Makarona Shtepiake me Suxhuk

Makarona Shtëpiake me Suxhuk 
Kohezgjatja e pergatitjes: 30 minuta

Perberesit (per 6 persona):
-1 qese makarona
-1 luge kripe te mesme
-3 veze
-300g. suxhuk
-1 luge gjelle ereza te perziera
-Djath
-Biber te bluar
-Spec te kuq te bluar
-1 luge caji origano
-Majdanoz
-Kackavall
-1 paqete sos me 3 lloje djathrash (e perziejme me 1 gote qumesht, 1 gote uje dhe 3 luge miell)
-1 cope limon

Pergatitja:

Ne fillim marrim nje ene te mbushur me uje, dhe e vlojme. Pasi vlohet uji futet 1 qese makarona, pak vaj, dhe 1 luge gjelle me kripe. Presim 15-20 minuta deri sa te zihen makaronat.

Pasi te zihen e kullojme dhe e fusim ne nje ene tjeter (tave). Aty i veme ereza te perziera, djath, biber te bluar, spec te kuq te bluar, 1 luge origano, i prejme suxhuket ne te holla, kackavall, dhe sosi qe e permendem me pare te perzihet me 1 gote qumesht, 1 gote uje dhe 3 luge miell.

Dhe ne fund e veendosim ne furre. Duhet ta shikojme shpesh deri sa te skuqet. Pasi te skuqet mire, e largojme nga furra.

Servimi:
Vendosim perberist ne pjata dhe ne fund e zbukurojme mbi me nje copez te vogel limoni, pak majdanoz, dhe nje luge te vogel ajvar te shtepise.

Ju befte mire.

No comments:

Post a Comment