Wednesday, October 22, 2014

Mantia me mish - Receta



Mantia me mish - Receta
Kohezgjatja e pregaditjes: 3 ore

Perberesit:
- 2 Qepe
- Kripe
- ½ luge gjelle biber te kuq
- 600-700 g mish viçi
- Uje
- Vegete
- (Perafersisht) 1 kg Miell
- Vaj
- 250 g pavllak
- Qumesht

Pergatitja:

Mishi:
Mishi zihet ne temperature mesatare duke i shtuar pak kripe. Pasi qe eshte zier mishi (peraferisht 1 ore) prehet ne copa shume te vogla.
Qepet i grijme dhe i vendosim ne nje tigan per tu ferguar me vaj. Pasi qepet marrin ngjyren e duhur, e hedhim mishin ne tigan duke i shtuar pak vegete dhe ½ luge gjelle biber te kuq (paprika).

Brumi:
Per ta bere brumin duhet nje ene te thelle. Enen e mbushim me 2 gota uje te voket, 1 luge gjelle kripe dhe pak miell. Brumi perzihet me nje luge gjelle duke i shtuar ca miell here pas here. Kur brumi te kete marre masen e duhur dhe nuk te kapet me ne duar, e ndajme brumin ne 6 copa dhe e ngjeshim duke i dhene formen e sferes. Pastaj i mbulojme me palloma pak te lagura me uje, sa per mos tu terrur brumi.

Maza:
Pavllaku hedhet ne nje ene te thelle, i shtohet ca qumesht dhe vaj per ta teholluar. Duhet ta merr nje mase jo shume te holle por as shume te trashe. Thjesht, e mjaftueshme per te i lyer petet me te.

Perfundimi:
Nje tepsi ne forme rrumbullake lyhet me maze.
Copat i tehollojme duke i shtuar miell here pas here derisa behen pete. Pastaj i prejme ne forma katrore, i lyejme me maze dhe ua vendosim mishin ne mes. E mbeshtjellim mishin me pete dhe e vendosim ne tepsi. Veprojme njesoj derisa eshte mbushur tepsia.

Temperatura e furres duhet te jete 200 °C (sakte) kur i vendosim mantiat ne shporet.

TIP: Mantiat mund ti beni dhe me djath, spinaq apo bashke (djath e spinaq) te perziera.

Servimi: Servohet me sallate shqiptare tradicionale qe permban vetem qepe, domate, vaj, uthull dhe kripe (eventualisht mund ti shtoni laker). Servohet edhe me kos.

Ju befte mire.

No comments:

Post a Comment