Wednesday, October 29, 2014

Brusketa me domate


Kohezgjatja e pergaditjes: 30 min

Perberesit:
3 domate
100 gr buke e bardhe
5 thelba hudher
Vaj ulliri
Proshute e mishit te bardhe
Kripe
Origano

Pergatitja:

Buka e bardhe prehet ne feta me te trasha dhe lyhet pjesa e siperme me vaj ulliri, kripe dhe pak origano.
Domatet i pastrojme dhe i prejme ne kube shume te vogla bashke me proshuten e mishit te bardhe dhe kesaj mase i shtojme edhe 5 thelba hudher, e cila duhet te jete e coptuar shume imet.
Tere kete mase e perziejme dhe e leme te qendroje per 10 minuta si e tille.
Fetat e prera te bukes i rendisim ne nje ene te rrafshet ne madhesi te fures.
Masen me domate hudhra dhe proshute e vendosim mbi buken e lyer me vaj ulliri.
Keshtu veprojme tek te gjitha copet e prera te bukes.
Perpara se t'i vendosim ne fure i kriposim edhe pak bashke me origano.
Brusketat duhet te qendrojne ne furre perafersishte 10 min, varesisht sa i deshironi te thekura.

1 comment:

  1. pershendetje shof qe perdorni adsense edhe pse eshte site ne shqip si po ju ecen ?

    ReplyDelete