Perberesit:
6-7 rriska te bukes,
2 domate,
2 speca te gjelber,
2 thelpinj hudher,
2 luge te supes vaj (mundesisht vaj ulliri),
1 maje e luges se çajit kripe,
1 luge e çajit piper i zi (sipas deshires),
150 gr. Djathe ose kaqkavall.
Pergatitja:
Se pari rriskat e bukes i rendisim ne tepsi.
Domatet, specat, hudhren, vajin, kripen dhe piperin e zi i bejme bashke dhe i perziejme me blender.
Me kete mase i lyejme rriskat e bukes dhe i fusim ne furre per 5 minuta. Mbas 5 minutave i largojme dhe ia hedhim kaçkavallin e grire dhe prape i fusim ne furre per 3 minuta.
(Furra duhet te jete e parangrohur).
/Politiko/
No comments:
Post a Comment