Nevojiten:
▪ 8 koke qepe mesatare
▪ 400 g kerpudha
▪ 2 dl leng domatesh
▪ 100 grame proshute
▪ 2 thelpinj hudhre
▪ 2 luge gjelle pure domatesh
▪ 50 g oriz
▪ 100 grame djathe mocarela
▪ 1 luge gjelle majdanoz i grire
Pergatitja:
1. Koket e qepeve pastrohen dhe zihen pakez ne uje te vale, sa te zbuten.
2. Pastaj hiqen nga vala, kullohet dhe lihen te ftohen.
3. Me thike te mprehte hiqet mesi i qepes, ashtu qe "muri" te mbetet i trashe me tri flete.
4. Orizi zihet ne uje me kripe dhe kullohet.
5. Kerpudhat priten ne rriska, proshuta pritet ne kube, ndersa hudhra grihet shume imet.
6. Ne pak vaj kaurdiset proshuta, sa te skuqet. Pastaj shtohen qepet e nxjerra nga brendia e kokeve te qepeve, kerpudhat dhe hudhra. Kaurdisen bashke derisa te zbuten kerpudhat.
7. Nga fundi i kaurdisjes shtohen pureja e domateve, majdanozi, orizi dhe ereza, kripe e piper i zi sipas shijes.
8. Brendia e kokeve te qepeve mbushet me mbushjen e pergatitur.
9. Ena rezistuese ndaj zjarrit lyhet me gjalpe, renditen ne te kokat e qepeve te mbushura, u derdhet permbi leng domatesh dhe qepet piqen, derisa te skuqen, ne furren e nxehte paraprakisht ne 200 grade Celsius. Nga fundi i pjekjes, ne çdo koke qepe te mbushur vendoset nga nje kube djathe mocarela dhe qepet kthehen serish ne furre e piqen derisa te shkrihet djathi.
Keshille shtese: Koket e qepeve nuk duhet te zihen shume, me qellim qe te mos shperbehen.
No comments:
Post a Comment