Friday, October 24, 2014

Sarme me gjethe rrushi apo fleta lakre


Perberesit:
-Fleta nga lakrat turshi apo gjethe rrushi
-1kg mish te bluar
-2 Qepe
-1 Gote oriz
-Vaj
-Kripe
-Piper te kuq
-Piper te zi
-Ereza te tjera sipas deshires

Pergatitja:

Ne nje tigan fergojme mishin e bluar bashke me qepen. Pastaj shtojme orizin, kripen, piperin e zi, piperin e kuq dhe erezat e tjera sipas deshires.

Ne kete mase mund te shtojme edhe disa copeza te mishit te thate per t'iu dhene arome dhe shije te veçante sarmeve. Kete mbushje e mbeshtjellim me fleta te lakres turshi apo me gjethe te rrushit. Mbeshtjellja behet me kujdese, sa me te vogla qe mbeshtillen aq me praktike dhe me te mira behen.

Sarmet e formuara i rreshtojme ne tenxhere ne fundin e se cilet praktikisht kemi shtruar disa flete lakre ose gjethe rrushi. Siper sarmeve shtojme nje gote uje dhe yndyre. Tenxheren me sarme e mbyllim me kapak dhe e leme ne zjarr te ulet per 2-3 ore qe te mos prishet forma.

Sarmet e ziera jane gati per sherbim por ju mund t'i vendosni ne nje tepsi dhe t'i fusni edhe pak ne furre per gjysme ore qe te skuqen dhe te rreshken mire. Megjithate kjo varet nga shija juaj.

No comments:

Post a Comment