Perberesit:
Rolada:
6 veze
60gr sheqer
90gr miell
40gr nisheste
Akullorja:
200gr cokollade 60% kakao
4 veze
100gr sheqer
250ml krem qumesht hoopla
Se pari tundim vezet me sheqer, pasi te marin formen e kremit ia shtojme miellin me nisheste gradualisht duke e perzier me kujdes. Pas kesaj vendoset ne tepsi katerkendeshe dhe piqet ne 180°C per rreth 15min.
Kremi
Se pari cokolladen e shkriejme ne avull dhe e leme ne nje ane qe te ftohet. Vezet i tundim shume me sheqer, pastaj tundim edhe kremin dhe i perziejme se bashku. Ne fund ia shtojme cokolladen e shkrier por jo te nxete.
Me kremin e fituar lyejme peten e pjekur dhe te ftohur tersisht, e rrotullojme duke ia dhene formen e rrollades dhe i prejme cdo 1,2 cm. Rrolladat e fituara i vendosim per rreth nje ene te rrumbullaket te ciles fillimisht ia shtrojme nje folie plasmani me pas mesim e mbushim me krem dhe pjeset e rrollades se mbetura i vendosim ne siperfaqe te enes permbi krem. E leme ne ftohes qe te ngrihet rreth 2 ore.
No comments:
Post a Comment