Makarona me sos të këpurdhave me brokoli |
Perberesit (per 3-4 persona):
-300g fileto pule
-1 qepe
-250g schmand
-200-250g makarona
-250g kepurdha te fresketa
-Paprika
-Vegete
-Kripe
-½ tufe te madhe brokoli (Sipas deshires)
Pergatitja:
Fillimisht hedhen makaronat ne nje ene te mbushur me uje te vluar. Shtohet ½ luge kripe gjelle.
Pasi qe pastrohet mishi dhe qepa, prehen ne forme katrore. I fergojme se bashku ne nje fortere duke i shtuar mishit kripe dhe vegete sipas deshires.
Nderkohe kepurdhat prehen vertikalisht ne copa te holla. Nese keni vendosur qe te shtoni dhe brokolin, e coptoni kete ne tufa te vogla.
Pasi qe te mishi te merr ngjyre, i shtoni kepurdhat dhe eventualisht brokolin. Kur jane ferguar mjaftueshem perimet, shtohet Schmandi. Vegeta dhe paprika vendoset sipas deshires.
Ne rast se sosi iu duket i trashe, atehere i shtoni ujin ne te cilin makaronat jane pergaditur.
TIP: Nese jeni vegjitarian, mos keni merak – receta eshte e shijshme edhe pa mish!
Makarona me sos të këpurdhave me mish - pa brokoli |
No comments:
Post a Comment