Friday, October 24, 2014

Embelsire mikse, e parezistueshme


Perberesit:

Per çokollaten e bardhe:
▪ 120 gr gjalpe
▪ 250 gr biskota
▪ 380 gr çokollate te bardhe
▪ 380 ml krem qumeshti
▪ 750 gr krem djathi
▪ 1 shkop vanilje
▪ 60 gr sheqer pluhur
▪ 2 flete xhelatine

Pergatitja:
Perziejme gjalpin me biskotat e therrmuara dhe e pjekim per 10 min ne 180 grade. Ziejme kremin e qumeshtit me vaniljen, shtojme çokollaten e bardhe, pasi te kete marre nje vale, shtojme fletet e xhelatines te zbutura per 5 min ne uje te ftohte.
Perziejme kremin e djathit me sheqerin pluhur dhe ia shtojme çokollates.
E vendosim ne frigorifer per 2 ore. Ne fund e hedhim ne forma.

Per kremin e djathit me vanilje: 
▪ 100 gr krem djathi
▪ 100 gr krem qumeshti i rrahur
▪ 40 gr sheqer pluhur
▪ 1 shkop vanilje

Pergatitja: Rrahim ne blender kremin e djathit me vaniljen dhe sheqerin pluhur, e perziejme me krem qumeshtin e rrahur.

Per xhelin e mangos: 
▪ 100 gr pure mango
▪ 100 ml shurup
▪ 2 flete xhelatine te zbutura ne uje te ftohte per 5 min

Pergatitja: Rrahim ne blender purene e mangos me shurupin dhe e veme ne zjarr. Pasi te jete nxehur i shtojme fletet e xhelatines. E kullojme ne nje kullojese dhe e vendosim ne tepsi, e leme ne frigorifer per 3 ore.

Sfera mangoje: 
▪ 24 copa sfera mangoje te prera me lugen e parisienit
▪ 500 ml shurup
▪ 4 flete menteje te prera holle

Pergatitja:  Ziejme shurupin me menten, i shtojme sferat e mangos dhe e leme te zieje per 6 min, e largojme nga zjarri dhe e leme te ftohet.

Per pure mangoje:
▪ 200 gr mango e prere holle
▪ 200 ml uje
▪ 10 gr xhinxher
▪ 80 gr sheqer

Pergatitja: Ziejme ne zjarr te lehte te gjithe perberesit se bashku. E rrahim ne blender dhe e kullojme ne kullojese. Dekorojme dhe sherbejme. E nxjerim nga format embelsiren dhe e vendosim ne pjate.
Vendosim siper sferat e mangos, vendosim nje luge mus krem djathi dhe nga te dyja anet vendosim xhelin e mangos.

No comments:

Post a Comment